TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Në kuadër të një operacioni policor, autoritetet malteze kanë sekuestruar kokainë me vlerë rreth 1.3 milionë euro në Gjirin e Shën Palit. Për pasojë janë arrestuar dy shtetas italianë dhe një shqiptar, të moshave 40 deri në 44 vjeç.
Mediat malteze shkruajnë se policia gjeti një qese brenda një makine në Gjirin e Shën Palit, e cila përmbante 10 pako me gjithsej 10 kg kokainë.
Sakaq tre të arrestuarit janë në pritje të masës së sigurisë, ndërsa autoritetet malteze janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e ngjarjes.