TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një i moshuar është gjetur i mbytur në Pogradec. Ngjarja është regjistruar rreth orës 15:33, në rezervuarin e fshatit Grabovicë.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për një burrë rreth 60 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, i cili dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.