AKTUALITET, 14 Gusht 2023, 15:20

Dyndje turistësh në Sarandë, 20 jahte, kroçera dhe anije me pushues zbarkuan sot në qytetin bregdetar

Dyndje turistësh në Sarandë, 20 jahte, kroçera dhe anije

Fluks vizitorësh në qytetin bregdetar të Sarandës. Mësohet se kjo e hënë ka shënuar një fluks të shtuar të turistëve.

Raportohet se sot kanë zbarkuar 20 linja, jahte, kroçera dhe anije pasagjerësh.

Po ashtu bëhet e ditur se numri mesatar i turistëve që mbërrijnë në Portin e Sarandës llogaritet rreth 4500 pushues.