AKTUALITET, 14 Gusht 2023, 15:03

Shoqëronte me makinë ‘mbretin’ e lojërave të fatit, Ervis Martinaj para zhdukjes, ish-efektivi apelon vendimin e Gjykatës

Shoqëronte me makinë ‘mbretin’ e lojërave të

Ish-efektivi i policisë që shoqëronte Ervis Martinajn, Jeton Lami apelon vendimin e Gjykatës.

Kujtojmë se në qershor të këtij viti, Gjykata e Lezhës dënoi me 2 vite e 10 muaj burg ish-efektivin Jeton Lami. 

Lami është ish-efektivi që është parë në shoqëri me Ervis Martinajn para se ky i fundit të raportohej i zhdukur. Kujtojmë që Jeton Lami u arrestua pas zhdukjes së të shumëkërkuarit Ervis Martinaj, ndërsa alarmin e ngritën familjarët e Martinajt.