TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Prokurori Pali Deçolli bëhet kandidati i pestë që ka shprehur interes pranë KLP-së për t’u bërë pjesë e Prokurorisë së Posaçme pranë SPAK.
Kujtojmë se më herët kanë dorëzuar kandidaturën Prokurorja Sonila Muhametaj, Albert Kuliçi e pas tij edhe prokurori Olsi Dado. Ndërkaq, prokurori Kreshnik Ajazi ishte aplikanti i tretë për postin e ngritjes në detyrë në Prokurorinë e Posaçme pranë SPAK.
Afati i fundit për aplikime për tre vende vakante në SPAK është dita e hënë, 16 tetor 2023.