AKTUALITET, 15 Tetor 2023, 22:02

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan pamjet nga brenda Piramidës: Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Evropës së Ballkanit

Samiti i Procesit të Berlinit, Rama ndan pamjet nga brenda Piramidës:

Piramida e Tiranës do të mikpresë nesër Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit i cili për herë të parë do të organizohet jashtë kufijve në Bashkimit Evropian.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë rrjetin social Facebook, pamje të Piramidës e cila është gati për të pritur liderët e Evropës dhe rajonit.

“Gati për Tiranën nesër, kryeqytetin e Europës së Ballkanit, ku do të mbahet samiti i parë i Procesit të Berlinit jashtë kufijve të BE-së”, shkruan kryeministri Rama.