AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 10:05

400 mijë euro në tubin e aspirimit, Prokuroria dërgon për gjykim Alda Klosin dhe ish-pastruesen e saj

400 mijë euro në tubin e aspirimit, Prokuroria dërgon për

Klosi ndodhet e arrestuar që prej 3 shkurtit pas dëshmisë së dytë të dhënë në polici nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila pranoi se edhe shuma tjetër e parave mbi 400 mijë euro që u gjet në banesën e saj janë të Alda Klosit.

Sanitarja tha për hetuesit se kishte bashkëpunuar me Klosin dhe se paratë ia kishte dhënë vetë ajo për t’ia ruajtur pasi kishte konflikte me ishbashkëshortin. Por avokati i Alda Klosit thotë se është deklarim i rremë.

Megjithatë, Prokuroria e Tiranës ende nuk ka hedhur dritë mbi pronarin e mbi 400 mijë eurove që u gjendën në shtëpinë e punëtores së saj.

Ndonëse në dëshmitë e Rozeta Dobit gjithnjë u fol se krejt vlera monetare dhe sendet me vlerë që janë sekuestruar në shtëpinë e saj janë marrë tek Alda Klosi, kjo e fundit e ka refuzuar faktin e dalë prej mikeshës, së cilës u tha se i ka besuar strehimin e rreth 1 milion eurove, para dhe sende me vlerë.