AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 09:04

Lezhë, shoferja përplaset me murin rrethues, makina kthehet përmbys

Lezhë, shoferja përplaset me murin rrethues, makina kthehet
Mjeti i aksidentuar

Një aksident, është shënuar mëngjesin e kësaj të hënë në Lezhë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën dytësore Lezhë-Rrilë pranë ishull-Lezhës.

Një automjet i drejtuar nga një grua, u përplas me murin rrethues të një banesë, e më pas u përmbys. Shoferja, mori lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia e cila mbërriti në vendin e ngjarjes, nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të këtij aksidenti.