AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 10:21

Durrës, u kapën duke vënë baste sportive, arrestohen dy pronarë lokalesh

Durrës, u kapën duke vënë baste sportive, arrestohen dy

Policia në Durrës ka arrestuar dy pronarë lokalesh në Durrës, të cilët u kapën duke vënë baste sportive.

Në pranga kanë rënë G. D., 49 vjeç dhe K. D., 23 vjeç të dy banues në Shijak, ndërsa janë sekuestruar dy celularë me faqe bastesh aktive.

Njoftimi i policisë:

Shijak/Vijon operacioni policor i koduar “Basti i fundit”, për konstatimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

U kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, në Shijak dhe në fshatin Xhavzotaj, duke vënë baste sportive, me celularë, vihen në pranga 2 shtetas.

Sekuestrohen 2 celularët, me faqe bastesh aktive në ta.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Basti i fundit”, me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të organizimit të lojërave të ndryshme të fatit, në kundërshtim me ligjin, kanë konstatuar 2 raste të tjera në këtë fushë.

Për këto raste janë vënë në pranga shtetasit G. D., 49 vjeç dhe K. D., 23 vjeç të dy banues në Shijak.

Këta shtetas u kapën në flagrancë, në lokalet e tyre, përkatësisht në Shijak dhe në fshatin Xhavzotaj, teksa vinin baste sportive, nëpërmjet celularëve.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 celularët që shërbenin për vënien e basteve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.