AKTUALITET, 16 Tetor 2023, 11:59

“Të shtensionohet situata në Veri”- Rutte: Sot kam mundësinë të flas me kryeministrin e Kosovës dhe atë të Serbisë

“Të shtensionohet situata në Veri”- Rutte: Sot kam

Kryeministri holandez, Mark Rutte, është shprehur se situata në veri të Kosovës duhet të shtensionohet.

Kryeministri Rutte tha se gjatë Samitit të Berlinit në Tiranë do të ketë mundësinë të bisedojë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe atë të Serbisë, Ana Brnabiç.

“Kërkojmë shumë që të shtensionohet situata në veri të Kosovës. Kam folur me Vuçiç, sot po ashtu kam mundësi të flas me kryeministren Serbisë dhe kryeministrin e Kosovës. Shpresoj që të gjithë të ndihmojnë për të ulur tensionet”, u shpreh ai.