AKTUALITET, 21 Maj 2023, 09:44

Tiranë, ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat në ndërtim, ndërron jetë 50-vjeçari

Tiranë, ra nga lartësia teksa po punonte në një pallat

Një 50-vjeçar me iniciale A.B. ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm pasi ka rënë nga lartësia e një pallati në ndërtim ku ai po punonte.

Tashmë grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të sqaruar rrethanat e plota të saj.

Njoftimi i policisë

Më datë 21.05.2023, rreth orës 08:10, në rrugën “Besa”, në një pallat në ndërtim e sipër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar shtetasi A. B., 50 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.