AKTUALITET, 20 Maj 2023, 22:27

Parada LGBT në foto/ Qindra anëtarë, aktivistë dhe mbështetës marshuan në Tiranë nën moton "Hape zemrën!"

Parada LGBT në foto/ Qindra anëtarë, aktivistë dhe

Pasditen e sotme (20 Maj) është mbajtur parada e komunitetit LGBT+ në Tiranë, ku qindra anëtarë të këtij komuniteti, aktivistë dhe mbështetës, kanë parakaluar në qendër të kryeqytetit. 

Parada e këtij viti është mbajtur nën moton "Hape zemrën", një thirrje drejtuar shoqërisë për të pranuar dhe festuar diversitetin. 

Pjesëmarrësit u ndalën edhe përpara Kryeministrisë, me një mesazh për qeverinë Rama, e cila ka qenë indiferente ndaj kërkesave të komunitetit LGBT+, për njohje të lidhjeve mes personave të së njëjtës gjini, regjistrimin e fëmijëve të këtyre personave si edhe aksesin e transgjinorëve në procedurat e nevojshme mjekësore për ndryshimin e gjinisë. 

Parada LGBT në foto/ Qindra anëtarë, aktivistë dhe

“Sot, mes shumë zemrash të hapura dhe të guximshme, në fillim të një dekade të dytë të betejës tonë për ekzistencë dinjitoze, njohje ligjore dhe trajtim të barabartë, ndiejmë peshën e artikulimit të betejave të secilit prej nesh, mbi të gjitha në emër të gjithë personave gej, lesbike, biseksualë, transgjinorë dhe interseks, të cilëve guximin e shpresen ua mbysin sfidat që duhet të përballin çdo ditë.

Sot, pavarësisht ekzistencës së një ligji për mbrojtjen nga diskriminimi dhe një Plani Kombëtar veprimi për personat LGBTI+, 75% e personave LGBTI+ raportojnë se personalisht janë përballur apo kanë dëshmuar dhunën dhe diskriminimin për shkak të orientimit seksual, identitetit gjinor apo karakteristikave të seksit. Për shkak të mungesës së besimit në institucionet e rendit dhe drejtësisë, 89% e tyre zgjedhin të mos e raportojnë dhunën dhe diskriminimin", deklaroi Xheni Karaj, drejtuese e "Aleanca LGBT", gjatë fjalës së saj përballë ndërtesës së qeverisë. 