AKTUALITET, 14 Korrik 2025, 22:22

Tensione në Theth, IKMT niset të shembë godinën e fundit, banorët bllokojnë fadromën (FOTOT)

Tensione në Theth, IKMT niset të shembë godinën e fundit,

Tensionet situata në Theth, në ditën e fundit të aksionit të qeverisë për shembjen e ndërtimeve pa leje. Sot ishte afati i fundit që iu dha banorëve të dy godinave për të çmontuar vullnetarisht strukturat e godinave, deri në orën 18:00 por kjo gjë nuk ka ndodhur.

Tensione në Theth, IKMT niset të shembë godinën e fundit,

Sic shihet nga pamjet, banorët kanë bërë rezistencë duke bllokuar rrugën dhe fadromat e IKMT të cilat kanë nisur ti shembin vetë godinat.

Tensione në Theth, IKMT niset të shembë godinën e fundit,

Këtë mbrëmje mësohet se pronarët e kësaj godine dhe banorë të Thethit kanë kundërshtuar prishjen, duke i bllokuar punën fadromës.

Tensione në Theth, IKMT niset të shembë godinën e fundit,

Siç shihet edhe nga pamjet, disa prej tyre kanë hipur në ndërtesë duke e bërë të pamundur që fadroma të vazhdojë shembjen, ndërsa disa të tjerë kanë rrethuar godinën ose kanë bllokuar rrugën.

Tensione në Theth, IKMT niset të shembë godinën e fundit,

Ky aksion i IKMT-së, i cili ka zgjatur një javë, ka çuar në shembjen e mbi 100 ndërtimeve të paligjshme në zonën e mbrojtur të Thethit.

Pas përfundimit të ndërhyrjeve, strukturat shtetërore pritet të tërhiqen nga territori i Parkut Kombëtar.