AKTUALITET, 14 Korrik 2025, 18:36

Tre vatra zjarri në Drenovë të Mallakastrës, shërbimet zjarrfikëse në luftë me flakët

Tre vatra zjarri në Drenovë të Mallakastrës, shërbimet

Tre vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në Drenovë të Mallakastrës. Shërbimet zjarrfikëse janë duke u përpjekur të mbajnë nën kontroll flakët deri në mbërritjen e helikopterit teksa flakët janë shtrirë në një sipërfaqe të gjerë të favorizuara edhe nga era e fortë.

Zjarri vijon të jetë aktiv që nga orët e para të mëngjesit të sotëm pas riaktivizimit. Flakët aktualisht po përhapen në masivin pyjor me pisha ndërsa në orët e paradites u dogjën edhe ullishte.