AKTUALITET, 14 Korrik 2025, 17:02

Parandalohet ngjarja e rëndë në Shkodër/ Kanosi fqinjin me armë, pranga 41-vjeçarit

Parandalohet ngjarja e rëndë në Shkodër/ Kanosi fqinjin me

Një 41-vjeçar u arrestua nga Policia e Shkodrës pasi kanosi me armë zjarri fqinjin e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ndodhi në zonën e Dobraçit. Sipas policisë, 41-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij. Autoritetet kanë sekuestruar armën e zjarrit ndërsa po hetojnë rrethanat për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

Njoftim i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Patrullës së Përgjithshme, të mbeshtetura nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në Dobraç, një shtetas kishte kanosur me armë zjarri, fqinjin e tij, kanë organizuar punën për kapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi S. J., 41 vjeç, banues në Dobraç. Nga veprimet e para proceduriale dyshohet se për motive të dobëta, shtetasi S. J. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, në tokë, për të kanosur fqinjin e tij, shtetasin A. K. Materialet procedurale do t’i kaloj ë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.