TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se ka qenë shumë institucional si kryetar shteti. Për ta ilustruar këtë ai solli rastin e privatizimit të një reparti ushtarak afër shtëpisë, i cili ishte ndërtuar mbi tokën e gjyshit dhe ai nuk kërkoi trashëgiminë, duke e lënë atë në pronësi të ushtisë siç është edhe sot.
“Si president kam qenë jashtëzakonisht institucional. Do të tregoj diçka që nuk e kam thënë asnjëherë. Vjen një korespondencë institucionale dhe mes reparteve ushtarake që do të dilnin nga plani i shpërndarjes, vjen edhe një repart shumë afër shtëpisë sime, në ish-Kinostudio dhe unë kërkoj informacion përpara se të jepja firmën. Të drejtën e parablerjes sipas ligjit e kanë pronarët dhe kur mora vesh se ai repart është ndërtuar mbi tokën e gjyshit tim, Dalip Topi, unë i thashë që edhe pse unë kisha të drejtën për trashëgiminë, nuk e bëj kurrrë, le ta bëjë pasardhësi im, sepse jam në konflikt interesi. Sot e kësaj dite vijon të jetë repart ushtarak'-tha ish-presidenti.