TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ish-presidenti Bamir Topi ishte i ftuar në emsionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV. Duke folur për fëmijërinë e tij, Topi veçoi një moment nga 20 korriku 1969, kur ishte rreth 12 vjeç dhe i ati, i shkolluar në Turqi, i tha të dëgjonin në radio uljen e parë të një njeriu në Hënë. Topi u shpreh se ky ishte kulmi në kujtesën e tij fëminore.
“Fotografinë e parë të memories unë e kam në rrugicën e shtëpisë sime, duhet të kem qenë 3-4 vjeç. Përpara kësaj periudhe sigurisht që nuk mbaj mend gjë dhe kam qenë në krahët e nënës sime, me babain dhe dy komshinj dhe këtë fotografi e kam shumë të qartë në memorien time.
Kujtimin e dytë e lidh me vitin 1961, kur isha 4 vjeç e gjysëm. Atë ditë e mbaj mend shumë mirë sepse bashkë me tim atë, kam dalë në 28 nëntor dhe mbaj mend “Rrugën e Barrikadave”, e cila ishte mbushur me altoparlantë që funksiononin si qendra zëri për këto gjyqet popullore dhe muzikë dhe unë e mbaj mend fare mirë atë ditë. Shkuam te libraria ndërkombëtare që ndodhej te bar “Krimea” dhe aty im atë bleu revistën ku në kopertinë ishte Juri Gagarin, njeriu u parë që realizoi fluturimin në orbitë.
Shtëpia e parë në zonën urbane të Tiranës e familjes Topi ka qenë në atë që sot quhet mëhalla e Tabakëve dhe vinin nga Qesaraka që është mbi Kinostudio, aty ku janë pronat tona. Dy familjet e mëdha janë Topi dhe Karapici dhe sot e kësaj dite kemi pjesë të mureve të shtëpisë dhe sipas Institutit të Monumenteve të Kulturës korespondon me vitet 1600.
Kam patur një fëmijëri të lumtur në një familje të shëndoshë dhe të madhe. Gjithë memoria lidhet me Tiranën e dikurshme ku padyshim Pallati i Pionerëve ishte vendi që unë e frekuentoja shumë, pastaj gjimnazi ”Samir Frashëri”, fakulteti dhe jeta profesionale.
Më kujtohet kur njeriu i parë zbriti në Hënë. Im atë më thirri. Ai kishte mbaruar Kolegjin Amerikan të Stambollit, e njihte shumë mirë anglishten dhe ka qenë spikeri i parë i Radio Tiranës në 1938 dhe vazhdimisht e mbante radion te “Zëri i Amerikës” në anglisht. Ai institoi që të shkoja në shtëpi dhe unë po lija lojën me shokët.
-Dëgjo-më tha- Tani po ulet kapsula e anijes kozmike. Qëndro këtu se kjo do të jetë në memorien tënde sa të kesh jetë. Kjo është kulmi në memorien time.
Ne kishim probleme të nëtyrës politike, por nuk ishim të persekutuar se na kishin dhënë arsim. Brenda një sistemi të mbyllur ne ishim përshtatur.
Unë kisha Flamurin, vëllain që punonte në televizion dhe pashë natën finale të festivalit të 11-të. Isha në galeri, sipër. Shumë njerëz nuk shikonin festivalin e këngës, por ishte një atmosferë snobiste dhe donin t’i jepnin mesazh njëri-tjetrit se diçka tjetër po vjen. Pastaj çuditërisht erdhi Pleniumi i vitit 1973 që e rrëzoi komplet”-tha Topi.