TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Bamir Topi, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për mandatin e katërt të Ramës. Ai u shpreh mjaft kritik duke bërë paralelizëm me sistemin e kaluar totalitar dhe kultin e njëshit. Topi tha se pushteti i Ramës buron nga marreveshja me Berishën në vitin 2008 dhe ata ndajnë pushtetet, njëri në pozitë dhe tjetri në opozitë.
“Rama është kryeministri dhe kryetari i maxhorancës dhe në mënyrë absolute nuk kam patur asnjë nevojë për Edi Ramën. Në jetën politike ka penguar projektin që unë të shkoja në krye të shtetit në vitin 2007.
Kam zero përfitim nga mandati i tij. Sot ai i ka marrë të gjithë pushtetet nga marrëvshja e vitit 2008.
Këto ide të tij si shteti bektashi janë projekte ekstravagante. Duhet të shkojë në OKB dhe të deklarojë atje nga tribuna projektin për shtetin bektashi. Si ka mundësi që të deklarohet një projekt kur në këtë vend, kur janë gjëra kaq të rëndësishme për një vend, duhet të diskutohet, të merren strukturat, apo të shkohet edhe te zgjedhja referendare që ne e kemi harruar.
Ky është një vend i vogël që i kaluar një herë një sistem. Duket sikur po shkojmë te gjurmët e pushtetit të njëshit. Do ta konsideroja të frikshme idenë e vazhdimësisë së pushtetit të një personi. Demokracia nuk po ndihet të ekzistojë më sepse janë në komoditet njëri në pushtet tjetri monopolist i 25 partive. Është çështja e mbajtjes së pushtetit kur ndodhin paradokse të mëdha. Sa më shumë problem të ketë aq më shumë mandate merr.
Është një klimë që në mjekësi quhet proces i organizuar, i kalçifikuar dhe nëse nuk hiqet me kirurgji nuk ka recetë që e shëron”- tha Topi.