TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pas rreth dy orësh, është mbyllur takimi informal i krerëve të rajonit, të cilët mbërritën në Tiranë pas ftesës së Edi Rama.
Në këtë takim ishin prezentë, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç dhe kryeministrja e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli, ndërsa mungoi Albin Kurti.
Nga fotot e siguruara nga Malton Dibrës, shihet momenti kur liderët e rajonit kanë dalë nga “Vila 30”. Rama, pasi ka përcjell dy zonjat kryeministre, është ndalur për një kafe me zotërinjtë, ku kanë dalë duke qeshur e përqafuar, kryesisht me kryeministrin shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç.












