TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama priti këtë të hënë në një takim informal liderët e Ballkanit Perëndimor. Mësohet se dreka formale u zhvillua në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në tetor në Tiranë.
Pjesë e këtij takimi i cili zgjati për rreth 1 orë e 30 minuta, ishin kryeministrja e Serbisë Ana Brnabic, shefi i qeverisë malazeze Dritan Abazoviç dhe kryeministrija e Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Kristo, si edhe komisionari i BE-së për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.
Ftesë ka marrë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ky i fundit refuzoi që të ishte pjesë e tryezës. Kurti ka zgjedhur të shkojë në një simpozium ndërkombëtar që po mbahet në Greqi, ku Shqipëria prezantohet nga një grup të organizatave joqeveritare të kryesuar nga Remzi Lami. Në takimin informal ishte konfirmuar ardhja e zëvendës kryeministrit Besnik Bislimi, gjë që më pas u hodh poshtë për shkak edhe të axhendës.
Ndërkohë mungesa e Kurtit nga shumë analistë është cilësuar si një humbje për Kosovën pasi do të ishte zëri dhe pozicioni i saj në këtë Samit dhe si një mundësi e humbur për të rregulluar marrëdhëniet me kryeministrin Rama.




