AKTUALITET, 17 Korrik 2023, 14:01

Kaloi vettingun në unanimitet, kunata e Ermonela Felajt u bashkohet 3 familjarëve në Prokurorinë e Tiranës

Kaloi vettingun në unanimitet, kunata e Ermonela Felajt u bashkohet 3
Alma Felaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 14 korrik vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Tiranës Alma Felaj. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Alma Faskaj, me relator Olsi Komicin dhe anetare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore më 12 korrik 2023 Komisioni nuk evidentoi probleme domethenëse për Felajn, në asnjë prej kritereve të rivlerësimit.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.

Alma Felaj përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2006 dhe u emërua prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2011, Felaj u transferua në Prokurorinë e Durrësit dhe në maj të vitit 2023 u transferua në mënyrë të diskutueshme nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Prokurorinë e Tiranës.

Alma Felaj është kunata e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe e afërmja e katërt e saj që u emërua në Prokurorinë e Tiranës gjatë viteve të fundit. Aty punojnë gjithashtu bashkëshorti dhe motra e deputetes Felaj si prokurorë dhe vëllai i saj si oficer i policisë gjyqësore.

Më 3 korrik, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi me gjashtë vota pro dhe tre vota kundër transferimin e prokurores Eranda Felaj në Prokurorinë e Tiranës.

Eranda Felaj është motra e deputetes së Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe i bashkohet në këtë prokurori vëllait të saj, Armando Felaj, oficer i policisë gjyqësore, bashkëshortes së këtij të fundit, prokurores Alma Felaj si dhe kunatit të saj, Bledar Valikaj.

Në favor të transferimit votuan gjashtë prej anëtarëve të pranishëm: konkretisht zëvendëskryetari Tartar Bazaj; Bujar Sheshi; Esmeralda Cami; Eloida Goxhi; Arta Mandro dhe Ledina Riza. Kundër votuan anëtarët Sokol Stojani, Nurihan Seiti dhe Mirela Bogdani.

Ndërkohë, nuk ishin të pranishëm në mbledhje kryetari i KLP-së, Alfred Balla dhe anëtari Zeqir Hoda.

Votimi për transferimin e Felajt u parapri nga diskutime mes anëtarëve të KLP-së për shkak të mbledhjes në të njëjtën prokurori të katër familjarëve të ngushtë të deputetes Felaj.

Në mars të vitit 2019, KLP vendosi të emërojë si prokuror në Tiranë përmes një procedure të diskutueshme bashkëshortin e deputetes, Bledar Valikajn, pa kaluar më parë procesin e vetingut. Në maj 2019, Prokuroria e Përgjithshme përzgjodhi pas një procedure konkurruese vëllanë e deputetes, Armando Felaj si oficer të policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tiranës. Në mbledhjen plenare të datës 29 maj, u miratua projektakti për transaferimin e bashkëshortes së këtij të fundit, Alma Felaj nga Prokuroria e Durrësit në atë të Tiranës. Të hënën më 3 korrik u transferua nga Vlora edhe motra e deputetes socialiste, prokurorja Eranda Felaj.