TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një konferencë për mediat, pas përfundimit të takimit informal me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por pa Kosovën, pasi Albin Kurti zgjodhi të refuzonte ftesën.
Kreu i qeverisë u pyet në lidhje me arrestimin e disa zyrtarëve të lartë të PS-së, ministrave dhe kryebashkiakëve, si dhe për rastin e fundit, që ishte dhuna e paprecedentë nga fisi Rraja në Borizanë. Ai refuzoi që t’i përgjigjej pyetjeve, ndërsa shtoi se të gjitha këto pyetje do t’i gjenin përgjigje në ‘Facebook’-un e tij.
"Për të gjitha këto pyetje duhet të klikoni në faqen time në Fb dhe ti referoheni mesazhit që kisha për të gjithë shqiptarët. Edhe për këtë klikoni faqes time në fb dhe t’i referoheni faqes time në Fb.", tha ai.
Duke u ndalur te takimi i sotëm dhe pritshmëritë nga Procesi i Berlinit, ai tha se; “Nuk mund të flasim për gjera konkrete, pasi ky plan është në diskutim. Jemi shumë herët për të diskutuar se sa dhe pse një vend apo një vend tjetër do të marrë. Ajo që është me rëndësi në këto momente, është që të shohim rajonin si një i tërë dhe kështu na sheh BE. Sa i përket fushave, edhe kjo është diçka që diskutohet edhe sot. Me rëndësi është që ky plan do të integrohet me çfarë ne kemi si mekanizma ekzistues.”, tha Rama që në nisje të konferencës.".