AKTUALITET, 17 Korrik 2023, 16:46

Aksident në Fushë-Krujë, makina përfundon në murin rrethues të banesës, plagosen dy të rinj

Aksident në Fushë-Krujë, makina përfundon në murin

Një aksident është regjistruar në aksin Fushë-Krujë-Krujë në afërsi të fshatit Halil.

Mësohet se një “Audi” pa targa ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin e një shtëpie, për pasojë janë plagosur dy të rinj Selman e Ervin Xeka, 17 e 20 vjeç.

Dy të plagosurit janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për mjekim. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes. 

Aksident në Fushë-Krujë, makina përfundon në murin

Aksident në Fushë-Krujë, makina përfundon në murin