TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjysma e parë e vitit mund të konsiderohet e artë për buxhetin e shtetit. Sipas të dhënave më të fundit nga Ministria e Financave, janë arkëtuar në total 319.9 miliardë lekë, ose rreth 13,8 miliardë lekë më shumë nga sa ishin planifikuar.
Të ardhurat nga TVSH në import rezultojnë 70.7 miliardë lekë, 1.5 miliardë ose 2% më pak se plani për 6-mujorin 2023. Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 26.4 miliardë lekë, 675 milionë lekë ose 2.5% më pak se plani i akcizës për 6 mujorin 2023.
Ndërkohë, shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 6-mujore arritën në rreth 273.8 miliardë lekë, me një realizim në masën 91.3 përqind të planit të periudhës. Niveli i sufiçitit rezultoi në rreth 46.2 miliardë lekë, nga rreth 6.3 miliard lekë suficit i planifikuar.