AKTUALITET, 17 Korrik 2023, 14:45

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Bardhi: Ligji në shkelje të rregullores, u kërkua nga grupet kriminale pas marrëveshjes me Ramën

Legalizimi i kanabisit mjekësor, Bardhi: Ligji në shkelje të

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka dalë kundër kalimit nen për nen të projektligjit për kanabisin mjekësor, sot në Komisionin e Ekonomisë, pavarësisht zërave kundër.

Në një dalje për mediat, Bardhi, është bërë në shkelje të rregullores. Sipas tij ky ligj është kërkuar nga grupet kriminale, pas marrëveshjes që kanë bërë me Edi Ramën në zgjedhjet e 14 majit.

“Një ligj të kërkuar nga grupet kriminale siç është legalizim i kanabisit. Diskutimi është bërë në shkelje të rregullores, pa e patur në kalendar. Për grupin e PD është e papranueshme, pasi nuk është kërkesë e qytetarëve ky ligj por i grupeve kriminale sipas marrëveshjes që Rama ka bërë me ta për zgjedhjet e 14 majit. Ne kërkojmë pretencë të Ramën në interpelancë të enjten”, tha Bardhi.