AKTUALITET, 17 Korrik 2023, 16:53

Në mes të sezonit turistik, gjysma e Sarandës pa energji elektrike. Zbulohet shkaku

Në mes të sezonit turistik, gjysma e Sarandës pa energji

Ndonëse jemi në mes të sezonit turistik, gjysma e qytetit të Sarandës është pa drita. Ky fakt është bërë i ditur nga OSHEE, ndërsa zbulon se shkak është bërë një zjarri në afërsi të Nst në Sarandë. Sipas OSHEE, duke marrë shkas nga situata, është stakuar furnizimi me energji elektrike për masë sigurie.

Për këtë arsye një pjesë e qytetit është pa energji elektrike. Po ashtu njoftohet se zjarri është shuar, ndërsa po punohet për normalizimin e situatës

Regimi i OSHEE:

Për shkak të zjarrit në afërsi të Nst Sarandë, është stakuar furnizimi me energji elektrike për masë sigurie. Një pjesë e qytetit është pa energji elektrike Zjarri është shuar. Operatoret e Nst Saranda e Re dhe grupi i emergjencës OSSH janë duke manovruar me skemat normalizimin e situatës.