AKTUALITET, 17 Korrik 2023, 16:27

Tragjike! Makina bën parakalim të gabuar dhe merr para motorin, ndërron jetë 22-vjeçari në Tiranë

Tragjike! Makina bën parakalim të gabuar dhe merr para motorin,

Tragjik ka rezultuar fati i një 22-vjeçari në Tiranë, i cili ka humbur jetën në një aksident. Ngjarja ndodhi në Vaqarr. 22-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me motor, ndërkohë që një automjet i cili është futur në parakalim e ka marrë para motorin duke e lënë të vdekur në vend 22-vjeçarin.

22-vjeçari mësohet se punonte me motor shërbim delivery për shpërndarjen e pjesëve të këmbimit në servise automjetesh.

Policia ka kryer veprimet hetimore e procedurale në vendin e ngjarjes, teksa ka shoqëruar dhe autorin e aksidentit, i cili është larguar pas përplasjes, por është ndaluar pas disa minutash.