AKTUALITET, 26 Korrik 2025, 09:13

Paralajmërimi/ Ministria e Mbrojtjes: Sot pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit

Paralajmërimi/ Ministria e Mbrojtjes: Sot pritet rrezik maksimal për

Ministria e Mbrojtjes njoftoi dje se, në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit.

Sipas të dhënave të raportuara në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, IGJEUM dhe Qendrën e Koordinimit të Emergjencave Civile të BE-së (ERCC), në datën 26 korrik pritet rrezik maksimal për zjarre në të gjitha qarqet e vendit, bën të ditur MM.

MM thekson se, Komiteti i Mbrojtjes Civile ka kërkuar nga të gjitha institucionet që të rrisin gatishmërinë dhe bashkëpunimin ndërinstitucional, ndërsa qytetarët i ftojmë të tregojnë kujdes të shtuar, të mos ndezin zjarre në hapësira të hapura dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë tek autoritetet.