TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka treguar detaje nga takimi që zhvilloi gjatë ditës së sotme me ambasadoren amerikane Yuri Kim.
Përmes një postimi në Twitter, Alibeaj shprehet se me ambasadoren biseda u zhvillua kryesisht mbi zgjedhjet e 14 majit dhe sipas tij ata trajtuan disa problematike, ku njëra prej tyre sipas tij, është ajo e përdorimit të administratës në fushatë.
Ai shtoi se në emër të PD-së e garantoi ambasadoren e SHBA-ve për vullnetin e mirë të PD-së për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje, duke zbatuar rekomandimet e ODIHR.
Postimi i plotë:
Gjatë një takimi të frytshëm dhe miqësor me ambasadoren e SHBA në Tiranë prekem temat që lidhen me zhvillimet më të fundit në vend për t’u ndalur më gjatë tek ato të zgjedhjeve vendore të 14 Majit.
Diskutuam për rekomandimet e ODIHR, shqetësimet mbi përdorimin e administratës dhe pastërtinë e kandidatëve. Shqetësime këto të ngritura dhe më parë nga opozita dhe që kanë shoqëruar problematikën e proceseve të fundit zgjedhore në Shqipëri.
Në emër të PD garantova ambasadoren e SHBA për vullnetin e mirë tonin për t’u përfaqësuar denjësisht në këto zgjedhje duke zbatuar rekomandimet e ODIHR, duke ndarë me të shqetësime të ndryshme përfshirë dhe rolin e medias, para dhe gjatë fushatës elektorale.
Në fund të bisedës e falënderova për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugëtimin e gjatë dhe të vështirë të zhvillimeve demokratike.