AKTUALITET, 8 Mars 2023, 11:50

Plagosje me thikë në Shkodër, një person në gjendje të rëndë

Plagosje me thikë në Shkodër, një person në gjendje

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen Rus në Shkodër.

Personi i lënduar është shtruar në spitalin e Shkodrës, aty ku është në gjendje kritike për jetën. Policia mësohet se ka shoqëruar autorin e dyshuar.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, pas një konflikti të çastit, identifikohet dhe shoqërohet menjëherë nga Policia, autori i dyshuar.

Rreth orës 11:30, në lagjen “Rus”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur me mjet prërës (thikë), shtetasi A. B., 38 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër, i cili ndodhet në spitalin e Shkodrës, në kujdesin e mjekëve.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale operacionale, shërbimet e Policisë identifikuan dhe shoqëruan menjëherë në ambientet e Policisë, autorin e dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasin M. Ç., 78 vjeç, banues në lagjen Partizani, Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rast