AKTUALITET, 8 Mars 2023, 11:41

Pas Gjiknurit, Yuri Kim takohet me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

Pas Gjiknurit, Yuri Kim takohet me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

Politika shqiptare po “ndez motorët” e përgatitjes së zgjedhjeve vendore të 14 Majit, kur na ndajnë dhe rreth dy muaj nga data e caktuar.

Ndërsa afati për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet vendore përfundoi të hënën e 6 marsit, kanë nisur lëvizjet e para të diplomatëve në vendin tonë.

Pas Gjiknurit, Yuri Kim takohet me Alibeajn në Kryesinë e Kuvendit

Këtë të mërkurë, 8 mars, ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ka zhvilluar për disa minuta një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste, Damian Gjiknurin, në selinë rozë.

Kim është duke zhvilluar takim edhe me kreun e grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj. Mësohet se takimi ka nisur në orën 11:30 në zyrën e tij tek kryesia e Kuvendit.

Ndërsa ambasadorja Yuri Kim ka parashikuar edhe një takim me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta në orën 14:30.