AKTUALITET, 8 Mars 2023, 13:56

"Marshojmë, s'festojmë"/ Gratë protestojnë për vrasjet dhe kërkojnë të drejta e barazi gjinore (FOTO+VIDEO)

"Marshojmë, s'festojmë"/ Gratë protestojnë

Dita Ndërkombëtare e Gruas i gjeti disa gra në vendin tonë në protestë për të kërkuar më shumë të drejta e barazi gjinore. Me pankartat në duar, ‘S’duam lule, duam të drejtat’, ‘Beso te vetja’, ‘Ti ke lindur nga një grua’, ‘Bota jemi ne’, gratë e LDGSH kanë protestuar para kryeministrisë, ndërsa këto pankarta i lanë në shkallë si një mesazh për kryeministrin Edi Rama.

Nën moton “Protestojmë për të drejtat tona”, gratë dhe vajzat e LDGSH marshuan nga Kryeministria në drejtim të institucioneve të tjera, Ministrisë së Drejtësisë, Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Pak më pas, një protestë u mbajt edhe nga gratë e shoqërisë civile, një manifestim në këtë 8 mars për të kërkuar më shumë të drejta e mbështetje nga qeveria. Gratë u ndalën edhe në rastin më të fundit, ku Dan Hutra vrau tre gra, duke thënë se shteti ka dështuar t'i mbrojë. 

"Po na i marrin të dashurat tona, edhe pse vrasjet e tyre janë të paralajmëruar për shtetin, policinë  e gjykatat. Jemi lodhur duke jetuar në një shoqëri ku caktua nuk janë të sigurta, sistemi ligjor ka dështuar të na mbrojë", tha një protestuese.

Aktivistet kanë mbajtur sot një protestë për 8 mars, ku kanë kërkuar më shumë të drejta për vajzat dhe gratë. Ato thonë se sistemi i drejtësisë ka dështuar për të mbrojtur gratë nga vrasjet, teksa përmendën rastin e fundit që Dan Hutra vrau tre gra.