AKTUALITET, 8 Mars 2023, 11:38

8 Marsi/ Luçiano Boçi: Nuk ka më të fortë sesa një grua kur ajo ka ambiciet e veta, kur ajo lufton për familjen e vet

8 Marsi/ Luçiano Boçi: Nuk ka më të fortë sesa

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Elbasanit në zgjedhjet e 14 majit, Luçiano Boçi ka uruar 8 marsin.

‘Nuk ka më të fortë sesa një grua kur ajo ka ambiciet e veta, kur ajo lufton për familjen e vet. Nuk ka forcë tjetër ta ndalë!’, shkruan Boçi në Facebook.

Gjithashtu Boçi i bëri thirrje grave që të bashkohen me dashurinë dhe kujdesin tonë për bashkinë, me forcën tonë për bashkinë e Elbasanit, me dhimbsurinë tonë për bashkinë e Elbasanit

Postimi i plotë:

Gëzuar 8 marsin ????Nuk ka më të fortë sesa një grua kur ajo ka ambiciet e veta, kur ajo lufton për familjen e vet. Nuk ka forcë tjetër ta ndalë!

Ejani bashkohuni me dashurinë tonë për qytetin, me kujdesin tonë për bashkinë, me forcën tonë për bashkinë e Elbasanit, me dhimbsurinë tonë për bashkinë e Elbasanit. Dhe familjet tona do të jenë më të mira, më të lumtura, më të bukura, më të qeta!

<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=314&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fluciano.boci.5%2Fvideos%2F942092113612223%2F&show_text=false&width=560&t=0" width="560" height="314" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>