TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Safet Bajri i dyshuar si anëtar i një prej bandave të Shkodrës është liruar me kusht nga burgu i Fierit ku po vuante dënimin që i ishte caktuar nga gjykata belge.
Vendimi për lirimin e Bajrit nga qelia është marrë para 1 muaji nga gjykata e Fierit, e cila ka pranuar kërkesën e Bajrit për lirimin e tij me kusht.
Sipas vendimit të gjykatës Bajri, ka vuajtur më shumë se 2/3 e dënimit në burg dhe gjatë kohës së izolimit nuk ka pasur masa disiplinore nga drejtoria e burgjeve.
Bajri ishte i dënuar nga Drejtësia Belge, për akuzën e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Organizatës kriminale”, “Vjedhje në rrethana rënduese”.
Por pas lirimit të Bajrit ka reaguar edhe një prej mediave belge, duke hedhur dyshime mbi vendimin e gjykatës në Shqipëri pasi sipas tyre ai ishte dënuar me 22 vite burgim ndërsa duhet që të shlyej edhe 16 vite të tjera.
Shkrimi i gazetës belge, “Nieuwsblad”
Dikur ai mori pushtetin në botën e krimit të Brukselit dhe ishte gangsteri më i kërkuar në vendin tonë.
Kryekrimineli shqiptar Safet Bajri (38) u lirua së fundmi nga burgu shqiptar, ku vuante dënimin me 22 vite burg që ishte dënuar në Belgjikë. Ai u detyrua ta vuante atë dënim në Shqipëri, sepse vendi ynë e kishte dëbuar shumë herët. Pas gjashtë vjetësh, dënimi tashmë ka përfunduar.
Bajri u arrestua nga policia e Brukselit dhe më 25 janar 2017, ku u dënua me 9 vjet burg.
Zhdukja e tij
Por në verën e vitit 2018 ai u zhduk sërish. “Qeveria shqiptare na zhgënjeu”, ka shkruar media belge, teksa ka vijuar se ‘ iu deshën muaj që Ministri i Drejtësisë, Koen Geens të dërgonte një kopje të vendimit belg në Shqipëri në shtator 2018, duke i lejuar ata të arrestonin Bajrin.”
Bashkëpunimi i dy vendeve
Të dy vendet ranë dakord që Bajri ta vuante dënimin në Shqipëri. Gjykata e Fierit vendosi muajin e kaluar se, Bajri ka kryer tashmë dy të tretat e dënimit të tij nëntëvjeçar dhe ka të drejtë për lirim me kusht sipas ligjit shqiptar.
Mirëpo, Bajri u ndëshkua shumë më rëndë. Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet e 5 vjet. “A ka harruar Belgjika t’ua raportojë këtë shqiptarëve?”, shkruhet në artikull.