AKTUALITET, 8 Mars 2023, 11:22

“Mbështesim procesin e Berlinit”, Yuri Kim: Kur ky proces nuk po lëvizte mbështesnim fort Ballkanin e Hapur

“Mbështesim procesin e Berlinit”, Yuri Kim: Kur ky proces nuk

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka shprehur sot mbështetjen e vendit të saj për Procesin e Berlinit.

Ambasadorja Kim deklaroi se në kohën kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të “Open Balkan”.

“Ne jemi mbështetës të fortë të procesit të Berlinit dhe gjatë kohës kur Procesi i Berlinit nuk po lëvizte ishim mbështetës të fortë të Ballkanit të Hapur. Ne mendojmë se zhvillimet pozitive do të krijojnë më shumë prosperitet për rajonin e Ballkanit.

Vende të tjera në rajon duhet të ndjekin shembullin që ka vendosur Shqipëria, i cili është i qartë për të refuzuar përpjekjet ruse për të infiltruar në politikën e brendshme”, tha Yuri Kim.