TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj pas mbledhjes së sotme u shpreh se qeveria nuk ka ende një politikë mbështetëse për pensionistët, ashtu siç ishte paralajmëruar më herët nga kryeministri Edi Rama.
Ibrahimaj bëri duke filluar nga data 1 prill do të aplikohet paga minimale prej 40 mijë lekësh.
“Ne kemi të parashikuar në buxhet për këtë vit një fond i cili i dedikohet mbështetjes sociale. Ne Po punojmë për rritjen e pagave dhe do synojmë që pagat të rriten gjatë vitit. Një ndër hapat që ndërmorëm është rritja e pagës minimale. nga data 1 prill do të aplikohet paga minimale prej 40 mijë lekësh.
Jo vetëm në administratë. Sa u përket pensioneve kemi në politikë të konsoliduar në bazë të inflacionit. Gjatë vitit të kaluar u indeksuan dy herë. Nuk kemi përcaktuar një politikë të dhënies së shpërblimit në prill”, u shpreh Ibrahimi.
Qeveria kishte premtuar në janar se përfitimet nga taksa e jashtëzakonshme që do t’u vendosej eksportuesve më të mëdhenj të energjisë do të shkojnë për pensionistët. Sipas kryeministrit Rama taksa do të mblidhet në muajin prill dhe pas kësaj do të akordohet sërish një bonus për të mbështetur pensionistët në mënyrë që të mos preken nga inflacioni i luftës.
“Të gjithë pensionistët po marrin këto ditë sipas premtimit bonusin e Pakos së Madhe dhe urojmë ta kenë sa më të mbarë e me shëndet të plotë, vitin që sapo ka nisur. Me marrjen e këstit të parë të taksës së jashtëzakonshme mbi eksportuesit e energjisë në muajin prill, do të programojmë një tjetër bonus për pensionistët, që barra e inflacioni i luftës për ta të vazhdojë të jetë sa më pak e ndjeshme”, shkruante Rama në janar.
Në fund të vitit të shkuar qeveria ndau më shumë se 8 miliardë lekë të reja për 1 milion shqiptarëve për të zbutur efektet e rritjes së çmimeve dhe inflacionit të lartë për shkak edhe të luftës në Ukrainë.