TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Deklaratën për mediat pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Zv/kryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku e nisi me një urim për të gjitha gratë dhe vajzat shqiptare me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas.
Ndërsa njoftoi vendimet e qeverisë, Balluku tha se është miratuar në parim marrëveshja e huasë mes Republikës së Shqipërisë dhe KfW për sektorin energjetik shqiptar.
“Miratimi në parim i marrëveshjes së huasë mes Republikës së Shqipërisë dhe nga pala e huadhënësit është KfW që mbështet me 50 milionë euro sektorin energjetik shqiptar.
Shqipëria është në një rrugë të mbarë kur të gjitha projektet dhe planet janë vendosur në afate për të arritur deri në vitin 2029 që brenda sektorit energjetik shqiptar ne të kemi një prodhim plus 4 terravat i cili do ta kthejë Shqipërinë në vend eksportues neto nga një vend importues neto që ka qenë deri më sot.
Të gjitha projektet dhe hapat që kemi ndërmarrë kanë dhënë rezultate dhe presim të kemi një përfundim të suksesshëm të ngritjes së bursës energjetike shqiptare duke nisur kështu me këmbën e mbarë tregun e lirë. “ u shpreh Balluku.