TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar në platformën X pas daljes së tij dramatike nga Shtëpia e Bardhë.
“Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë”, ka shkruar Zelensky.
Ndër të tjera ai thotë se “Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë”.
Zelensky: Faleminderit Amerikë, faleminderit për mbështetjen tuaj, faleminderit për këtë vizitë. Faleminderit Presidenti Trump, Kongresi dhe populli amerikan.
Ukraina ka nevojë për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme, dhe ne po punojmë pikërisht për këtë.
Thank you America, thank you for your support, thank you for this visit. Thank you @POTUS, Congress, and the American people.
Ukraine needs just and lasting peace, and we are working exactly for that.— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) February 28, 2025
Kujtojmë se presidenti i Ukrainës u akuzua nga Donald Trump dhe JD Vance për “mosrespektim” ndaj Amerikës gjatë takimit të tyre me tensione në Zyrën Ovale.
Vance akuzoi Zelenskyn se nuk ishte mirënjohës për mbështetjen e SHBA për Ukrainën që nga fillimi i luftës me Rusinë në 2022.