TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Eduard Prodani, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli për ecurinë e Kombëtarës në EURO 2024.
Prodani tha se ekipi kombëtar ka futbollistë cilësor dhe një trajner të cilin e vlerësoi, por tha se ende i mungon përvoja.
“Shakohoxha tha sa lartë është ngritur futbolli shqiptar. Nuk jam dakord. Është rritur niveli i Kombëtares, për shkak të prurjeve nga jashtë, por jo i futbollit tonë. Futbolli ynë është shumë mbrapa, por Kombëtarja ka arritur rezultate.
Shako tha për Italinë, kampione e Evropës. Por, kohët në futboll kanë ndryshuar, edhe i vogli sot të rreh. Nuk kemi pse e shohim në atë këndvështrim. Ekipi jonë është i nivelit të mesëm, janë lojtarë të kualiteteve të mira dhe shumë t ëmira, të trajnuar në vendet me futboll shumë të zhvilluar në Evropë. Me një menaxhim të mirë mund të jemi vazhdimisht në këto nivele.
Lidhur me pyetjen tuaj për trajnerin, është trajner që them se na pëlqen të gjithëve. Është trajner që ka bërë shumë mirë, e vlerësoj për punën që ka bërë, është fat për ne, por është trajner pa përvojën e duhur, sic është edhe kombëtarja jonë.
Tani nuk vuajmë për futbollistë, kemi prurje të madhe nga diaspora dhe kjo do të vijojë edhe për 10-15 vite, për vetë natyrën e diasporës, që djemtë shqiptarë do të kërkojnë të luajnë.
Një skuadër nuk mund të bëhet me një kompeticion, vjen dhe rritet gradualisht.
Pra ekipi bëhet si rezultat i një evolucioni.
Ne filluam një punë të shkëlqyer me De Biasin, që ishte trajner me formim të plotë dhe nisi një punë të mirë. Këtë fillim të mbarë e braktisëm sepse morëm trajner diletant. Për një periudhë 7-8 vjeçare humbëm disa kompeticione. Ishte një menaxhim shumë i keq nga Federata.
Ne kemi ekip të mirë, trajner që premton shumë, por pas ndeshjes me Italinë thashë, duhet parë si pjesa e parë, ne do të gjykohemi në tërësi.
Pavarësisht ndeshjes së mirë me Kroacinë, në të vërtetë kishte edhe mungesë përvojë, pësuam dy gola në blackout, patëm një shuarje, fikje.
Skuadra nuk është instrument elektronik dhe cdo komandë e trajnerit zbatohet. Ndërveprimi mes trajnerit dhe skuadrës është i vështirë. Prandaj lojtarët duhet të jenë të përgatitur në çdo situatë. Megjithatë nuk jam dakord me këtë që nuk na detyroi Italia të kthehemi mbrapa. Trajneri tha mund të dilnim në sulm, por mund të pësonim edhe gol tjetër.
Futbolli është më shumë sesa lojë për rastin e Shqipërisë, sepse jemi popull i shpërndarë dhe nuk na lënë shumë të themi atë që duam. I vetmi vend ku gjejmë hapësirë për të thënë se jemi një, është futbolli.
E dyta, jemi popull që vuajmë një reputacion në Evropën Perëndimorë, jo të drejtë. Shahemi dhe paragjykohemi për shumë gjëra. E ndjejnë shqiptarët, që duhet të shkojnë dhe të tregojnë. Më bëri përshtypjë herën e fundit kur luajtëm në Marsejë, doli një titullnë gazetë, “Shqiptarë kthehuni kur të doni!”.