AKTUALITET, 20 Qershor 2024, 21:19

"Po i servilosen Saliut, pasi mori vulën!"/ Neritan Sejamini tregon "ethet" në PD për listat e deputetëve

"Po i servilosen Saliut, pasi mori vulën!"/ Neritan Sejamini

Neritan Sejamini thotë se çështja e non-gratës së Berishës, është çështje personale e cila nuk duhet të kthehet në problem të opozitës, pasi e dëmton atë. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Sejamini tha se shumë persona në PD kanë filluar t'i sevilosen Berishës, tani që ai mori vulën, sepse duan të bëhen deputetë, ndaj flasin ditë-natë për dosjen e tij "non-grata" nëpër televizione. 

"Merret e gjithë PD me këtë punë tani. Duke qenë se zoti Berisha është bërë kryetar de facto i PD, të gjithë njerëzit që duan të bëhen deputetë, kanë filluar një servilosje të madhe.

I ke gjithë kohën në televizion, recitojnë dosjen e Berishës non-grata.

Ka njerëz që e gjykojnë keq pikërisht sepse Berisha po merret me këtë cështje", tha analisti. 

Sejamini e quajti shpalljen e Berishës non-grata si një çështje politike, ndaj ndjekja e saj si çështje ligjore nuk ka kuptim. 

"Analizimi i këtij problemi si problem ligjor nuk ka kuptim. Ky është vendim politik.

SHBA nuk analizojnë nga pikëpamja e drejtësisë. Kanë mbështetur diktatura, mbajnë edhe autokratë. Është naivitet të mendosh ka apo jo prova. Politikisht Berisha e fitoi këtë betejë.

Çështje është, nga sot e tutje, cfarë duhet të bëjë zoti Berisha si individ dhe si kryetar i PD? Ky është diskutimi", tha Sejamini.