AKTUALITET, 20 Qershor 2024, 18:29

Prindërit dolën për pazar dhe harruan çelësat në banesë, djali 7-vjeçar bllokohet brenda. Ndërhyn zjarrfikësja

Prindërit dolën për pazar dhe harruan çelësat në

Një çift bashkëshortësh banues në lagjen “30-Vjetori” në Berat kanë dalë nga banesa për të bërë pazar duke lënë në gjumë fëmijën e tyre 7-vjeçar.

Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelësat e derës së blinduar. Pas njoftimit të zjarrfikësve drejt banesës janë nisur 6 efektivë zjarrfikës dhe mjeti autoshkallë.

Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt duke përdorur shkallët. Ky është rasti i dytë brenda 10-ditësh që dy fëmijë ngelin brenda banesës nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrfikësit, nëpërmjet hyrjes nga ballkoni.