AKTUALITET, 20 Qershor 2024, 21:42

Artan Hoxha: Berisha deri tani ka bërë gjysmën e rrugës, ta vazhdojë betejën me ankimim gjyqësor për non grata-n

Artan Hoxha: Berisha deri tani ka bërë gjysmën e rrugës, ta

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV po debatohet për vendimin e pak ditëve më parë, kur ish-kryeministri Sali Berisha humbi Apelin në Komisionin e Posaçëm të Apelimit për Migracionin në Londër për shpalljen non grata nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 2022.

Analisti Artan Hoxha tha se tashmë Sali Berisha nuk duhet ta ndalojë betejën për të zbardhur të vërtetën, duke vazhduar me ankimimin gjyqësor.

“Beteja nisi dhe ka shkuar deri në gjysmë. Unë them se kjo betejë nuk duhet të ndërpritet sepse në mjedisin shqiptar argumenti shqiptar, nga kundërshtarët kundër Berishës e kanë ndarë mendjen, por ka edhe një elektorat gri.

Ndaj beteja duhet të vazhdojë sepse në shkallët e gjyqësorit britanik ka gjasa që ne të mësojmë më shumë të vërteta dhe ndoshta edhe peshimi i fakteve në gjyqësorin britanik mund te jetë më i ndryshëm se peshimi i fakteve në një komision administrativ.

Kjo nuk do të thotë se ka ndonjë shpresë të madhe të ndryshoj vendimi, por ka mundësi që peshimi të jetë ndryshe.

Berisha e nisi një betejë dhe do të thoshte s’do bëj ankimim gjyqësor, por me qenë se e nisi dhe e ka bërë gjysmën e rrugës së ankimit administrativ, mund të vazhdoj edhe ankimin gjyqësor”- u shpreh Hoxha.