TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dritan Shakohoxha, gjatë një lidhje direkte për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, rrëfeu emocionet nga Gjermania, ku po zhvillohet EURO 2024.
Shakohoxha foli me superlative për ekipin kombëtar, duke mos përjashtuar kualifikimin edhe pse kjo tashmë mbetet një ëndërr.
Shakohoxha tha se Shqipëria meritonte më shumë në ndeshjen me Kroacinë dhe se ky është ekipi më i mirë që Shqipëria ka patur ndonjëherë.
“Ndeshja me Kroacinë, ndeshje e madhe, shumë e bukur dhe spektakolare. Ajo që kemi thënë gjithmonë, që kjo skuadër, është e aftë dhe e zonja të lërë gjurmë. Nuk ishte ndeshje shumë reale e forcës së kësaj skuadre ajo me Italinë dhe kjo me Kroacinë tregoi forcën e vërtetë të kësaj skuadre.
Në një pjesë të lojës ishim ne dominantë, në pjesën e parë të paktën duhet të ishte shënuar edhe një gol tjetër. Por kështu e ka futbolli. Jemi ende në lojë. Do të kemi ndeshjen me Spanjën dhe të shohim ç’do të ndodhë me Spanjën.
Te goli i dytë, thashë “ka Zot”.
Po vijmë tani te momentet e gëzimit. Po të them një batutë, erdhi dita që ne të dy të mërzitemi dhe të gjejmë fajtor pse na mundi kampionia e Europës 2-1.
Kjo nuk është skuadra më e mirë në botë, por është më e mira në botë për ne. Ata që gjejnë defektet e këtyre çunave që sakrifikojnë, këta në triubuna dhe në facebook që shajnë, bëjnë si Steve jonbs dhe Bill Gates…
Nuk e imagjinon dot sa shqiptarë kanë ardhur këtu”, tha ndër të tjera Shakohoxha në TPZ.