TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andi Bushati thotë se Sali Berisha duhet të tërhiqet nga beteja ligjore me Home Office në Mbretërinë e Bashkuar dhe Sekretarin e Shtetit në SHBA për shpalljen non-grata.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Bushati tha se Berisha e ka fituar betejën e tij për të bindur demokratët se "non-grata" ka qenë e lobuar, ndaj nuk është e nevojshme që ai të vijojë betejën duke e mbajtur këtë çështje në vëmendje, çka do të dëmtonte opozitën.
"Sali Berisha hodhi në gjyq Sekretarin e Shtetit pastaj vijoi një çështje juridike, jo me shpresën se do të ndërronte qëndrimin e MB apo të DASH. Sic e tregoi edhe procesi i fundit, ato janë vendime politike.
Berisha donte të bindte demokratët që jam i pastër dhe ky është puç. Këtë ai e arriti. Në këtë sens, duke parë si përdoret kjo cështje, që e vetmja gjë e propagandës që i ka ngelur Rilindjes, pra që opozita kryesohet nga një non-grata.
Në këtë sens, ideja ime është që Berisha duhet të heqë dorë nga një lloj krenarie personale dhe të sillet si lider i opozitës, që nuk i intereson mbajtja në plan të parë e kësaj çështje, sa herë ka një proces gjyqësor.
Beteja ligjore dhe beteja politike për të zhvlerësuar non-gratën, ia ka arritur aq sa mund të arrihej dhe kjo betejë është e panevojshme", tha Bushati.