AKTUALITET, 20 Qershor 2024, 17:07

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House” në Prishtinë në përkujtim të ngjarjeve të luftës në Kosovë

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House”

Njëzet e pësë vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, çelet ekspozitaREPORTING HOUSE në Prishtinë, e cila i ofron publikut vendor dhevizitorëve të huaj një pasqyrim të hollësishëm të luftës evropiane qëpërmbylli shekullin e 20-të.

Neptun Kosova mbështeti me shumë kënaqësi këtë ekspozitë realizuarnga BIRN Kosova, KALLXO.com, Bienalja e Prishtinës dhe Paper Gallery, të cilët prezantojnë punën e gazetarëve, fotografëve dheartefaktet e kohës, të shoqëruara me vepra të artit bashkëkohor qëreflektojnë mbi ndikimin e luftës.

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House”

Në ceremoninë e çeljes së ekspozitës ishin të pranishëm Presidejtja e Kosovës Vjosa Osmani, përfaqësues diplomatikë, personalitetete tëmedias, politikës, artit dhe kulturës.

Drejtuesja e projektit, gazetarja Jeta Xharra shprehu mirënjohjen përkompaninë Neptun dhe Grupin BALFIN si një ndër mbeshtetesitkryesorë për realizimin e ekspozitës. Gjatë bisedave në vizitën e ekspozitës, u vlerësua roli esencial i sektorit privat  në mbështetjen e ngjarjeve të tilla, të cilin presidentja Osmani e cilësoi si motor levizësnë realizimin e projekteve të tilla të rëndësishme.

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House”

Ekspozita e REPORTING HOUSE realizuar nga Jeta Xharra dhekuruar nga Gazmend Ejupi, u mundëson vizitorëve të udhëtojnë nëkonfliktin që po vlonte gjatë viteve 1990, nga i cili lindi lëvizja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që më vonë shpërtheu në luftë në vitet1998-1999 dhe kulmoi me 11 javë të sulmeve ajrore të NATO-s. Kjoçoi deri në çlirimin e Kosovës dhe në pavarësinë e saj në vitin 2008.

Ekspozita shpalos draftin e parë të kësaj historie të shkruar ngagazetarët dhe demonstron rolin qendror që e ka luajtur media krahasinterpretimeve artistike të mëvonshme të kësaj historie. Publiku ftohetqë ta kuptojë më tej historinë e jashtëzakonshme të Kosovës dheNeptun Kosova ka nderin të jëtë pjesë e realizimit të kesaj ekspozite.

Neptun Kosova mbështet ekspozitën “Reporting House”

Nga tri lokacione, Shtëpia e Mallrave të Prishtinës “Gërmia”, Hamami i Prishtinës dhe Paper Gallery, REPORTING HOUSE prezantohn rreth150 storje televizive të rrjeteve televizive botërore që janë transmetuarme xhirime për Kosovën ndërmjet viteve 1992 dhe 1999 Këtoreportazhe promovojnë punën e gazetarëve, fotografëve, operatorëvetë kamerave dhe përkthyesve e producentëve lokalë që punuan në to. 

Ky bashkëpunim vjen në vijim të shumë projekteve sociale tëmbështetura nga Neptun Kosova përmes Fondacionin Mane në fushëne edukimit dhe mirëqenies së komuniteteve ku Grupi BALFIN ështëprezent.