AKTUALITET, 20 Qershor 2024, 22:13

Gazment Bardhi, apo Jorida Tabaku kandidatë për kryeministër? Artan Hoxha dhe Bledian Koka zbulojnë të preferuarit

Gazment Bardhi, apo Jorida Tabaku kandidatë për kryeministër?

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u debatua për propozimin e Gazment Bardhit që Jorida Tabaku të jetë kandidate për kryeministre.

Por ndërsa analisti Artan Hoxha tha se Tabaku mund të jetë një figurë konsensuale, gazetari Bledian Koka u shpreh se, nëse nuk do të jetë Berisha, zoti Bardhi është kandidati më përfaqësues.   

Pjesë nga biseda

Ylli Rakipi: Gazment Bardhi ka hedhur idenë që kandidat për kryeministër të jetë Jorida Tabaku, ose dikush nga diaspora. Si mendoni ju, e ka biseduar me Doktorin, apo e hedh vetë këtë?

Artan Hoxha: Në hipotezën që ka shanse për fitore që vjen me një konsensur të gjerë opozitar, personazhi që mund të lidhë një front të gjerë, nuk mund të jetë një personazh më konsensual dhe atëherë mund të kalohet në figura të tilla.

Ylli Rakipi: Jorida Tabaku është thua?

Artan Hoxha: Po, Jorida Tabaku mendoj se mbledh konsensus. Është një opozitare joberishiste dhe në një situatë të caktuar mund të mbledhë më shumë konsensus se një berishist, apo vetë Berisha, por duhet të vijë ajo situatë. Por në situatën që thotë Bushati natyrisht që Berisha duhet ta udhëheqë.

Ylli Rakipi, Bledian Kokës: Pse jo Jorida Tabaku?

Bledian Koka: Mua me duket si kripto gjithë ajo që thotë zoti Bardhi. Njeriu që i afrohet më shumë është vetë zoti Bardhi, nëse nuk do të jetë zoti Berisha. Edhe nëse do të ndodhë kjo, do të ndodhë me bekimin e zotit Berisha. Sepse unë e kam parë efektin e zotit Bardhi kur vendosi që të kthehej në PD dhe ka qenë një efekt i mirëpritur.  

Ylli Rakipi: Zoti Bardhi thua ti është më mirë?

Bledian Koka: Jo më mirë se Jorida. Politikisht, për nga pesha që po mban gjatë kësaj kohe, sidomos me denoncimin e vëllait të kryeministrit. Dhe Berisha tha hajde bashkohemi në diversitet dhe e ka patur për zotin Bardhi që të bashkoheshin. Zoti Bardhi në debatin se a do të jetë kandidat për kryeministër ka hedhur emrin e zonjës Tabaku, por për momentin, nëse nuk do të jetë zoti Berisha, mendoj se do të jetë ai si përbashkues, për elektoratin gri, sepse nuk ka konsumuar pushtet, që nuk e ka problem të bëjë debate të ashpra. Edhe ne këtu mes zotit Bardhi dhe zonjës Tabaku, do të zgjidhnim zotin Bardhi.