AKTUALITET, 20 Qershor 2024, 21:23

Bledian Koka: Berisha u shpall non grata pa prova, të vazhdojë betejën juridike

Bledian Koka: Berisha u shpall non grata pa prova, të vazhdojë

Gazetari Bledian Koka kundërshtoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV qëndrimin e analistit Andi Bushati që Berisha të tërhiqet nga beteja ligjore me SHBA-të dhe Britaninë e Madhe që e kanë shpallur non grata tre vite më parë.

Koka u shpreh se ndëshkimi i Berishës është bërë pa prova dhe beteja e tij duhet të vazhdojë.

“Nuk është Berisha i pari i shpallur non grata, por edhe të tjerë, por nëse të tjerët e kanë pranuar mandatin e ardhur nga SHBA, rasti i vetëm si me atë të DASH edhe të Britanisë është zoti Berisha.

Zoti Berisha ka ngritur narrativën se unë jam shpallur non grata pa prova. Beteja dhe qëndresa me SHBA-të unë mendoj se e ka konfirmuar këtë pretendim, sepse realisht tre vite nga shpallja non grata nuk kemi parë një fakt për be mbi të cilin është marrë ky vendim i fortë që ka goditur jo vetëm një shtetas, por edhe liderin e opozitës, pra opozitën.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe me qëndresën ngaj vendimit të Home Office. Pse nuk e dinte Berisha se komisioni është seksion i Home Office? Ai dinte se me çfarë provash është bërë kjo vendimmarrje. Dhe ti thuash Berishës që do të shpallesh non grata se ke favorizuar Damir Fazlliçin kur ky e ka qendrën e biznesit në Londër, ose se ke bërë piramidat kur këtu janë bërë dhjetra gjyqe dhe nuk ka dalë Sali Berisha as për favorizim dhe as për përfitim nga piramidat.

Pastaj që Sali Berisha qenka lidhur me krimin e organizuar dhe krimineli më i madh është Fatjon Dautaj, ky është ofendim për kapobandat që kemi parë këto kohë.

DASH nuk kishte as prova për t’i dhënë senatorit amerikan provat që kanë dhe kjo i jep të drejtën zotit Berisha që nuk është një vendim i bazuar në fakte, por i bazuar me lobimet”-tha gazetari Koka.