AKTUALITET, 20 Qershor 2024, 21:58

"Zgjedhjet janë të humbura, por Berisha është i dënuar të udhëheqë opozitën!"/ Debat mes Bushatit dhe Sejaminit për opozitën

"Zgjedhjet janë të humbura, por Berisha është i

Andi Bushati dhe Neritan Sejamini kanë debatuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, për opozitën dhe qëndrimin e Sali Berishës në krye të saj. 

Bushati thotë se opozita nuk i fiton dot zgjedhjet, por ka mision të rezistojë, në mënyrë që të denoncojë abuzimet e pushtetit dhe regjimin e Ramës. 

Ndërsa Neritan Sejamini thotë se opozita është e paqartë se çfarë po bën dhe se në rast humbje do të asgjësohet. 

Pjesë nga debati: 

Andi Bushati: Nëse do të ishte një sistem demokratik me garë të barabartë, unë mendoj se Berisha do ta dëmtonte opozitën duke qenë lider i saj, por lojë nuk e kemi. Këtu kemi një pakicë aktive, një shumicë e fjetur dhe një grusht njerëzish që kanë vendosur sistem autokratik. Çfarë sinjali do të jepte Berisha nëse tërhiqej, kur qëllimi i Edi Ramës, që nga lobimi për non-gratën, deri te urdhëri ndaj SPAK, ka qenë asgjësimi politik i Berishës? Rama ka patur qëllim asgjësimin politik të Berishës. Kishte Bashën atje, kishte gjithcka, Belindën dhe Elisën e djathtë. Fakti që kundërshtari e godet Berishën, e dënon për rezistencë Berishën. Thonë edhe ky Bushati del në TV dhe vetëm kritikon, të ikë edhe ky, të vijë një i ri ta kritikojë Ramën. Kjo “i ri, i ri” është e mirë, por në lojën politike ku rezistenca është më e rëndësishme, Berisha e ka detyrim edhe po të donte të tërhiqej, është i detyruar dhe dënuar të rrijë atje. 

Neritan Sejamini: Cili është qëllimi i PD në zgjedhje? Të fitojë zgjedhjet.

Andi Bushati: Jo, zgjedhjet janë të humbura. Është rezistenca.

Neritan Sejamini: Nëse Berisha humbet, a do të japë dorëheqjen? Pra ti e ke për këto tetë muaj?

Andi Bushati: Vë bast që Berisha nuk të ikën.

Neritan Sejamini: PD pas 2025 duhet të mbijetojë dhe të ringrihet. Nëse humbet, del e shkatërruar. Do të krijohen fraksione të tjera. Berisha duhet të largohet. Tani, që PD të fitojë duhet të fitojë vota, të marrë votën e opozitës dhe një pjesë të elektoratit gri. Çfarë roli duhet të ketë Berisha që të arrijë këtë elektorat?

Andi Bushati: Ai ka blerë arbitrin, ka vendosur stadiumin…

Neritan Sejamini: Çfarë do të thotë rezistencë?

Andi Bushati: Sot kemi fituar një opozitë që nuk ka asnjë shpresë ta mundë Ramën, por të paktën nuk është e blerë nga Rama. Kjo opozitë nuk e çoi dot Veliajn në burg, por e pengoi 5D. Po të ishte opozita e blerë, nuk do të merrnim vesh asgjë. Pra rezistenca është pikërsiht kjo. Qëllimi politik është, ose diktaturë totale, ose do të ruhet një minorancë që të paktën ulëret, që o njerëz po jetoni në diktaturë. Nuk do të merrnim vesh as këtë, nëse opozita do të ishte e blerë. Kaq është misioni i kësaj opozite të gjymtuar.

Neritan Sejamini: Pra rezistenca është të bëhen disa denoncime...