TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
SPAK ka lëshuar sot arrest me burg për ish-kryetarin e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako si dhe për 6 ish-zyrtarë të kësaj bashkie.
Mësohet se Dako akuzohet për shpërdorim detyre, në lidhje me një pallat të ndërtuar në qendër të qytetit të Durrësit, godinë e cila pësoi dëme të mëdha nga tërmeti i 2019-ës.
Hetimi i SPAK për zotin Dako është shtrirë edhe në verifikimin e pasurisë duke kërkuar verifikime nga institucione të ndryshme.
Gjatë kohës së hetimit janë marrë në pyetje të gjithë personat e përfshirë, përfshirë këtu dhe Dako.
Emri i Dakos bëri bujë në përgjimin për grupin Abdylaj, grup kriminal i dënuar për vepra të ndryshme si trafik droge.
Dako sipas përgjimeve të dosjes 339 rezultonte se kishte lidhje me pjesëtarët e grupit. Në atë kohë, ai u thirr për tu marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.