TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 31-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për vjedhjen e disa biçikletave. Në kuadër të operacionit të koduar “Mountain bike” u arrestua shtetasi me inicialet V. S., 31 vjeç, i cili akuzohet për të paktën 7 vjedhje.
Nga veprimet hetimore dyshohet se i riu, gjatë 3 javëve të fundit, ka kryer 7 vjedhje, në zona të ndryshme të Tiranës, konkretisht:
- Më datë 18.05.2023, në rrugën "Qemal Stafa", ka vjedhur biçikletën e një shtetaseje;
- Më datë 26.05.2023, në rrugën "Don Bosko", ka vjedhur dy biçikleta në pronësi të një shtetasi;
- Më datë 29.05.2023, në rrugën "Nikolla Jorga", ka vjedhur aparatin celular të një shtetasi, ndërsa në rrugën "Jordan Misja", ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;
- Më datë 31.05.2023, në rrugën "Kol Xhumari", ka vjedhur biçikletën e një shtetasi;
- Më datë 01.06.2023, në rrugën "Fadil Rada", ka vjedhur një shumë parash, në një subjekt privat;
- Më datë 02.06.2023, në rrugën "'Maliq Muço", ka tentuar të vjedhë në një banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 biçikleta të dyshuara të vjedhura nga ky shtetas dhe një aparat celular. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.